840 euro mësuesit: Abdixhiku me tabelë tregon sa do të rriten pagat me koeficientin prej 150 euro

LAJME

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përsëri pasi Qeveria Kurti vendosi që nga janari të rriten pagat për 55 euro për punëtorët e sektorit publikë.

Abdixhiku ka shkruar se punëtorët nuk i kanë pagat anipse janë përballur me rritjet të çmimeve dhe në javën e parë të qeverisjes së tij do t’i rriten pagat.

Me krizën e madhe të inflacionit, me rritjen e paprecedentë të çmimeve, të gjithë shërbyesit publik meritojnë paga të dinjitetshme nga shteti për të cilin punojnë.

Këto paga nuk i kanë sot! Këto paga do t’i kenë që nga java e parë e Qeverisë sonë! Ky është dallimi!Ky është ndryshimi!” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka publikuar një tabelë se sa do të rriten pagat me koeficientin prej 150 eurove të premtuar nga LDK-ja.

Shpërndaje në: