Dy gomat e reja në pjesën e përparme? Shumica e bëjnë këtë, por të gjithë janë gabim!

AUTO

Ekspertët e gomave pohojnë se miliona pronarë dhe drejtues automjetesh po bëjnë një gabim të madh duke vendosur dy gomat e reja në pjesën e përparme. 

Menaxheri teknik i Michelin në MB, Brian Porteous tha se ky është gabim i madh që shumë shoferë e bëjnë. 

Ai po ashtu theksoi se për këtë rregull nuk janë të vetëdijshëm as shumë dyqane gomash dhe vulkanizerët, shkruan Indeksonline.

Vendosja e gomave më të mira në pjesën e pasme minimizon çdo rrëshqitje dhe mundësinë e rrotullimit të makinës gjatë drejtimit. Gomat e reja në pjesën e prapme janë garancë sidomos në rrugë të lagësht.

Eksperti ka thënë se përzierja e gomave paraqet një rrezik serioz për shoferët.

“Një përzierje e gomave të buta të reja përpara dhe gomave të vjetra të forta të pasme shpesh përfundon në lëvizje të pakontrolluara me shpejtësi të madhe” ka thënë ai.

Brian ka sygjeruar që gomat të vendosen të njëjta por nëse nuk janë mundësitë, ai preferon që gomat e reja të vendosen në pjesën prapa./Indeksonline/

Shpërndaje në: