Biden dhe Zelenskyy do e diskutojnë heqjen e pengesave për të goditur Rusinë në mbledhje të OKB’së

LAJME

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të diskutoj heqjen e pengesave për përdorimin e armëve me rreze të gjatë të veprimit me presidentin amerikan Joe Biden më vonë gjatë këtij muaji sipas këshilltarit për Siguri Nacionale të SHBA’së Jake Sullivan, transmeton Gazeta Metro.


Sullivan bëri këtë deklaratë në Fourimin e Strategjisë Evropiane Yalta. Sipas zyrtarit amerikan, Joe Biden do të diskutoj drejtëpërdrejtë me Zelenskyy’n për përdorimin e këtyre armëve dhe një pako të “madhe” ushtarake që po përgatitet për Ukrainën, raporton RBC-Ukraine.

Sullivan shtoi se presidentët do të diskutojnë këtë temë sipas gjitha gjasave në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së në New York gjatë këtij muaji.

Javën e kaluar ishte raportuar se pas dërgimit të raketave balistike Fahr-360 nga Irani në Rusi, SHBA dhe Britania kishin vendosur për ta lejuar Ukrainën të godasin brenda Rusisë si kundërpërgjigje madje u përfol se vizita e Blinken dhe homologut të tij britanik Lammy në Kiev ishte për të ja kumtuar këtë lajm personalisht Zelenskyyt megjithatë ky vendim nuk është marrë ende./gazetametro.net

Shpërndaje në: