Real Madridi synon katër yje të Ligës Premier që mund t’i bëjnë ata skuadrën më të frikshme në histori

SPORT

Real Madridi po planifikon një tjetër raund mahnitës të rekrutimit të futbollistëve që mund t’i bëjë ata një nga skuadrat më të frikshme në histori.

Klubi mbretëror është kampion në fuqi i Evropës dhe Spanjës dhe duket se do të vazhdojë të sfidojë për çmime të mëdha në vitet e ardhshme, pasi ka shtuar këtë verë Kylian Mbappe dhe Endrick në skuadrën e tyre të mbushur me yje.

Pavarësisht se tashmë ka në radhët e tyre lojtarë si Jude Bellingham, Vinicius Jr dhe Rodrygo Goes, Real Madridi nuk po mbështetet në rendimentin e tyre.

Sipas mediumit The Independent, gjigantët spanjollë i kanë vënë sytë katër yjeve të Ligës Premier, teksa 15 herë kampionët e Evropës kërkojnë të vazhdojnë dominimin e tyre.

Pretendohet se klubi i La Ligës synon të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester City, Rodri, mbrojtësin e djathtë të Liverpool, Trent Alexander-Arnold dhe njërin nga mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba ose qendërmbrojtësi i Tottenham Hotspur, Cristian Romero.

Plani ‘ambicioz’ për të rekrutuar yje të njohura të Ligës Premier vjen pas ‘gjysmë dekade riorganizimi financiar’, ku Real Madridi synoi lojtarë më të rinj në mënyrë që të ndërtojë një skuadër për të ardhmen.

Kjo strategji u miratua pjesërisht pasi po bëhej gjithnjë e më e vështirë për klubin spanjoll të konkurronte me fuqinë financiare të skuadrave kryesore të Ligës Premier.

Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar në aftësinë e Real Madridit për të fituar trofe të mëdhenj, me klubin spanjoll që brenda dhjetë viteve fitoi pesë trofe të Ligës së Kampionëve.

Biznesi i tyre mendjemprehtë në tregun e transferimeve në vitet e fundit ka lejuar që ta rikthejnë fuqinë ekonomike të Real Madridit dhe mund t’i lejojë ata të nisin oferta të mëdha për lojtarë të klasit botëror në vitet e ardhshme.

Rodri thuhet se është objektivi kryesor i verës pasi tani ai është një figurë kyçe si për Manchester Cityn ashtu edhe për kombëtaren spanjolle. /Telegrafi/

Shpërndaje në: