Ditë më parë, gazeta Nacionale shkroi për përçarjen e partisë GUXO, duke shkruar se asnjëri nga deputetët, me përjashtim të Burim Metës, shpërndau diçka në lidhje me intervistën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ishte kritike ndaj Donika Gërvallës, bashkëkryetare e GUXO-s.
Një gjë interesante u pa edhe gjatë një vizite të Osmanit në Suharekë, ku u përurua shtëpia e kulturës, që mban emrin e Ukë Bytyqit, ish-veprimtar i LDK-së e kryetar i Suharekës.
Në këtë vizitë, u panë edhe dy deputetë të GUXO-s, Burim Meta dhe Ekrem Mustafa, me të cilët Osmani ka shpërndarë disa fotografi.
Shpërndaje në: