Osmani: Serbia vallëzon nën melodinë e Putinit

LAJME

Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku edhe ka dhënë disa intervista për media të ndryshme polake. Në një intervistë të publikuar nga “Gazetaprawna”, presidentja Osmani ka folur për Serbinë dhe rrezikun që i kanoset rajonit nga shteti serb dhe lidhjet e Aleksander Vuçiqit me Rusinë.

“Kur liderët e Serbisë s’do të glorifikojnë kriminelët, i gjithë rajoni do të lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik. Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit”, ka thënë presidentja Osmani.

Osmani tutje në këtë intervistë ka thënë se Serbia “vallëzon nën melodinë e Putinit”.

Duke folur për trupat polake që gjenden në Kosovë në kuadër të KFOR-it, Osmani ka thënë se ushtarët polakë e ndihmojnë Kosovën që të ruaj kufirin kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, shtet që vazhdon agresionin ndaj vendeve fqinje edhe 25 vjet pas luftës.

Që nga viti 1999, mijëra ushtarë polakë kanë shërbyer në Kosovë, kryesisht në qytetin tim të lindjes në Mitrovicë. Mirënjohja jonë është e madhe, këta ushtarë, së bashku me të tjerë të NATO-s, kanë kontribuar për ta bërë Kosovën një vend të sigurt. Në të njëjtën kohë, ne mund të ndërmarrim hapa drejt integrimit euroatlantik. Aktualisht, rreth 250 ushtarë polakë shërbejnë në Kosovë, ata na ndihmojnë të mbrojmë kufijtë tanë kundër sulmeve të mundshme nga Serbia, e cila vazhdon agresionin kundër fqinjëve të saj edhe 25 vjet pas luftës”, ka thënë Osmani për gazetën polake.

Shpërndaje në: