Mihali: U ftova nga Prokuroria Speciale për të zbardhur të vërtetën

LAJME

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Mihali është paraqitur me ftesë të kësaj prokurorie në intervistim.

Sipas Prokurorisë ajo ishte paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

Prokuroria tha ajo u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat prokuroria i ka në hetim.

Ndërkohë, pas përfundimit të intervistimit, Mihali tha shkurtimisht se u intervistua për ta zbardhur të vërtetën.

“Nga prokurori u intervistova për ta zbardhur të vërtetën”, tha ajo derisa nuk pranoi që t’iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve

Shpërndaje në: