Kryeminstri Kurti zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku përfshihet edhe Asociacioni

LAJME

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, me të cilin kanë biseduar shumë tema, përfshirë dialogun dhe Procesin e Berlinit, shkruan Gazeta Metro.


Duke folur për marrëveshjet në kuadër të dialogut, Kurti është zotuar sërish për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, që u arritën në Bruksel dhe Ohër.

Kosova, rikonfirmon përkushtimin e saj për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zotohet për angazhim konstruktiv në proces për ta çuar atë shpejt përpara. Në këtë kontekst, Kosova zotohet që plotësisht të zbatojë të gjitha obligimet respektive që dalin nga Marrëveshja Bazike për Rrugën Drejt Normalizimit dhe Aneksi Zbatues i saj, përfshirë aty të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut. Detajet e implementimit do të diskutohen në dialog nën lehtësimin e BE-së, tha kryeministri Kurti” – thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit/Kontekstonline.com

Shpërndaje në: