Gjilan:Konkursi për mësimdhënës, disa nga të përzgjedhurit janë familjarë të zyrtarëve të Vetëvendosjes

LAJME

Drejtoria e Arsimit në Gjilan, sot ka shpallur rezultatet përfundimtare për kandidatët fitues në pozita të ndryshme në disa shkolla. Në këtë konkursjanë pranuar persona të shumtë, mirëpo disa kandidat të punësuar, raportohet të kenë lidhje familjare me disa zyrtarë të Vetëvendosjes.

Nga konkursi i cili ishte hapur me 3 korrik të këtij viti, sot janë shpallur rezultatet përfundimtare ku janë zgjedhur kandidatët fitues.

Ndërkohë faqja lokale ‘Gjilani Hashtag’ ka raportuar se kandidatët e pranuar janë persona të afërt me Alban Hysenin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas kësaj faqe Vlora Nuhiu, e cila është pranuar në SHFMU ‘Selami Hallaqi” është kunata e Drejtorit të DKA’së, Shpend Nuhiut. 

Ndërsa e pranuara tjetër Donika Ukshini,raportohet se është vajza agjës, së Ardita Ukshini. 

Në listë është edhe Valdrina Iseni, e cila raportohet se është kunata e kryetarit Alban Hyseni.

Tuba Pajaziti, shoqe e Arianit Sadikut, asamblist i Vetëvendosjes.

Mile Kastrati, raportohet të jetë balldëzka e Drejtorit të DKA’së, Shpend Nuhiut. Laura Sylejmani, Kunata e Arijanit Sadikut.

Floresë Zeqiri, thuhet se është mbesa e burrit të deputetes, Arijeta Rexhepi.

Tutje e punësuar është edhe Mimoza Alidemi, e cila raportohet se është balldëska e deputetit Luan Aliu.

Si dhe është punësuar edhe Ajshe Berisha,që sipas Gjilani Hashtag është gruaja e fotografit të kryetarit Alban Hyseni.

/kontekstonline.com

Shpërndaje në: