Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje Dejona Mihali, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitares.
Lidhur me këtë intervistim Xhevdet Smakiqi – avokat, deklaroi se, pavarësisht statusit të saj si dëshmitare, roli i Mihalit pritet të jetë më i madh se kaq.
Më tej Smakiqi deklaroi se roli i Mihalit në “mafien energjetike të Ballkanit” mund të jetë shumë më i madh se thjesht një dëshmitare.
Smakiqi theksoi se Znj. Mihali, edhe pse nuk ka mbajtur ndonjë pozitë të rëndësishme në qeverisje të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, në realitet është një figurë kyçe me fuqi të madhe në vendimmarrje politike dhe menaxhimin e zyrtarëve të kësaj partie në institucionet publike.
Duke e parë që tri apo katër vitet e qeverisjes së VV-së Dejona si një person anonim, misterioz që është paraqitur në publik shihet edhe nga ana e të gjithë personave që marrin vesh në politikë se ajo është eprore e të gjithë zyrtarëve të VV-së nëpër institucione publike, qoftë nëpër ministri qoftë në komuna. Dhe ka një fuqi të madhe të vendimmarrjes politike”, tha Smakiqi, për RTV Dukagjini.
Kjo fuqi që ka brenda VV-së dhe qeverisjes së sajë, Dejona do të ketë një rol shum më të madh se sa veç një dëshmitare e thjeshtë në këtë proces, ka thënë z. Smakiqi./Dukagjini/
Shpërndaje në: