Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork.
Ajo ka thënë se ka qenë një javë me përplot aktivitete në interes të Kosovës.
Në mesin e disa ngjarjeve, ajo ka përmendur diskutimin me presidentin amerikan, Joe Biden, në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
“Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor” – ka shkruar Osmani në Facebook.
Shpërndaje në: