Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e e Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe sulmin e para një viti në Banjskë.
Ai ka thënë se nomalizimi i marrëdhënieve duhet të jetë normal dhe se duhet të ketë nënshkrim të marrëveshjes si garanci e qëllimit dhe vullnetit të secilës palë.
Kurti tha se Milan Radojiçiq që ka aktakuzë 160 faqe duhet t’i dorezohet autoriteteve tona, ndërsa tregoi edhe sa herë Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufi me Kosovën.
Sulmi terrorist në Banjskë kishte për qëllim konflikt të gjërë e të gjatë, me gjithë atë armatim me qëllim të aneksimit të veriut, ata duan ndarjen e Kosovës”, tha ai.
“Brenda dy vjetëve, Serbia katër herë e ka sjell ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në gjërësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Ajo u pat hequr në gushtin e vitit 2010 kur kryeministër i Serbise ishte Zoran Gjingjiq dhe këtë po e përdorë regjiimi i Vuçiqit, i cili po sjell artileri dhe trupa shtesë, dhe sistem kundërajor kinez përbrenda këtij rripi 5 kilometërsh”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri tha se “unë ka kohë bukur moti që kam dalë nga burgu, por udhëheqja e Serbisë nuk ka dalë ende nga koha kur isha unë në burg”.
Kurti tutje tha se Vuçiq po dëshiron të kthehet prapa në kohë.
“Herë para vitit 1999 kur Kosova u çlirua, herë para vitit 2008 kur u shapll pavarësia, herë para vitit 2021 kur u zgjodh qeveria jonë”, tha Kurti.
Shpërndaje në: