Nuk ka fitues në derbin e madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit.
Java e tetë vuri përballë dy skuadrat nga Anamorava, Drita dhe Gjilani, por që nuk prodhoi fitues, me duelin që u mbyll me shifrat 1:1.
Arb Manaj kaloi Dritën në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes.
Kurse, në minutat shtesë të pjesës së parë, Armend Thaqi e konvertoi në gol penalltinë e Gjilanit.
Kësisoj, Drita shkon në kuotën e 13 pikëve me dy ndeshje më pak të luajtura.
Në anën tjetër, Gjilani mbetet i shtati me nëntë pikë pas tetë ndeshjeve.
Fitore sot shënoi Prishtina që në Skënderaj e mposhti Feronikelin 74 me rezultat të pastër 2:0.
Rigon Llugiqi dhe Ngatta shënuan për skuadrën kryeqytetase që tani shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet i fundit me vetëm një pikë të tubuar.
Shpërndaje në: