Krasniqi për aksidentin në Badoc: Lajmi na ka tronditur të gjithëve, jemi pranë familjeve

LAJME

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur  i prekur nga vdekja tragjike e tre të rinjve që ranë me veturë mbrëmë në liqenin e Badocit, shkruan Periskopi.

Krasniqi iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve.

Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.

Ngushëllimet më të thella të gjithëve!”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Shpërndaje në: