Zvicrës i janë lënduar dy lojtarë në prag të ndeshjes me Serbinë, që i takon Ligës së Kombeve.
Të hënën federata zvicerane ka njoftuar se për shkak të lëndimeve nuk do të grumbullohen Denis Zakaria dhe Beçir Omeragiq. Në vend të tyre është ftuar Eray Comert.
Tani selektori Murat Yakin i ka 23 lojtarë nën urdhra e jo 24.
Zvicra të shtunën luan ndaj Serbisë në Leskovc. Më 15 tetor e pret Danimarkën.
Granit Xhaka pritet ta udhëheqë Zvicrën në të dy takimet.
Shpërndaje në: