Cilat ishin kërkesat e Radoiçiqit për Kusari-Lilën e cila nuk ia refuzoi?

LAJME

Në këmbim të ndihmës, Millan Radojçiq kishte disa kërkesa për shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës.

Paparaci të martën ka publikuar një përgjim mes Kusari-Lilës dhe Millan Radojçiq.

Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale. Për këtë arsye, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje po koordinohej edhe me Listën Serbe.

Në përgjimin e publikuar, Radojçiq shprehet i hapur të “ndihmojë rreth kësaj” me disa kërkesa, për të cilat i kërkon Kusari-Lilës që të bisedojë me shefin e saj.

Nuk shoh asnjë pengesë t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me shefin tënd të na ndihmosh…”, i thotë Radoiçiq, Kusari-Lilës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ia hedh poshtë “ofertën” Radoiçiqit.

“Hajt shohim tani…”, i thotë Kusari-Lila, Radoiçiqit.

Para se të përshëndeten, Radoiçiq, i informuar për agjendën legjislative, i rekomandon Kusari-Lilës që të takohej me “Sllavkon [Simiqin, v.j] të hënën”.

“Ja, pasi ky ligj është të martën, ti do të takohesh me Sllavkon të hënën, dhe ne gjithqysh jemi në lidhje, unë të përshëndes dhe ja ku e ke Sllavkon”, thotë Radoiçiqi.

Pasi ia kalon sërish telefonin Simiqit, ish-shefi i GP të Listës Serbe ia konfirmon Kusari-Lilës takimin për ditën e hënë me premtimin se “do të merremi vesh”.

“Kurrgjë kolege, shihemi ne të hënën dhe do të merremi vesh”, pohon Simiq.

“Shihemi të hënën”, ia kthen ajo.

Shpërndaje në: