Gjermania konfirmon se do ta zgjidhë problemin me kosovarët që i ka regjistruar si shtetas të Serbisë

LAJME

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka treguar se është duke vazhduar evidentimi i shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët janë regjistruar me automatizëm si shtetas të Serbisë nëpër komuna të ndryshme në Gjermani.

Ajeti ka thënë se ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 vitesh, iu ka shkaktuar probleme të formave të ndryshme shumë kosovarëve.

Ambasadori kosovar ka thënë se pas takimit me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, ka marrë konfirmimin për zgjidhjen e këtij problem dhe së shpejti ambasada do të njoftojë për përmirësimet.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe angazhimit tonë diplomatik, ju njoftojmë se shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane. Ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 viteve ka prekur dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, duke iu shkaktuar probleme në forma të ndryshme.

Nga takimi ynë i radhës me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, pranuam konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm. Shumë shpejtë do t’ju informojmë mbi përmirësimin praktik të këtij procesi.

Shpërndaje në: