Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.
“Sepse e ka fut në proces ridefinimin e qenies shtet që është shpallë në ditën e 17 shkurtit 2008, dhe do të shihet janë detyrime që kanë me i zbatu qeveria tjetër”, tha ai.
Duke folur për tha se Marrëveshja e Ohrit dhe e atë e Brukselit në në RTV21, Hasani tha se Serbia përmes tyre ka fituar të drejtën ta konstestojë shtetësinë e Kosovës.
“ Serbia ka fitu të drejtën me pëlqimin tonë me ta konstetu shtetësinë dhe ato nuk zhëhen lehtë”, tha Hasani.
“Dhe ka pajtu që mekanizmi i BE-së me interpret cilat rregulla të BE-së kanë prioritet.” ,tha Hasani.
Ai ka vlerësuar se këto marrëveshje janë veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi i Prizrenit e deri më tani.
Sipas tij këto marrëveshje e rihapin çështjen e statusit të Kosovës.
“Siç është shpallë me 17 shkurt 2008 dhe e rikonfigurojnë komplet elementet bazike të shtetësisë së Kosovës.”, tha Hasanit.
Shpërndaje në: