Trajneri spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, dhe nuk dihet a do të vazhdojë të jetë pjesë e cityzens edhe sezonin tjetër.
Guardiola ka deklaruar se ende nuk ka marr asnjë vendim për të ardhmen e tij, dhe në momentin kur të vendos do të njoftoj edhe klubin.
Nuk kam marrë ende asnjë vendim në këtë fazë. Kur të vendos, do të informoj klubin dhe më pas shtypin. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë lajm, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk kam pse të shtoj absolutisht asgjë tjetër. Loja tjetër është fokusi im i vetëm”, ka deklaruar Guardiola.
Shpërndaje në: