Gazetari i njohur raporton se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Mbappes 

SPORT

Gazetari spanjoll Romain Molina ka bërë një pretendim të guximshëm duke raportuar se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Kylian Mbappes nga PSG-ja këtë verë.

Kapiteni i Francës me fanellën e madrilenëve ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në të gjitha garat, ani pse raportohet që ‘Los Blancos’ nuk janë të lumtur me fillimin e tij të karrierës në ‘Santiago Bernabeu’.

Për të shtuar më shumë polemikat u përkujdes pikërisht Molina i cili u shpreh mjaft i sigurt që bordi drejtues i klubit spanjoll është penduar për nënshkrimin me Mbappen.

“Ata janë penduar që e kanë transferuar, ua garantoj këtë. Nuk ka qenë ashtu siç kanë pritur ata. Ishte një vendim i Perez. Ishte vetëm Perez ai i cili e deshi atë. Perez gjithmonë i ka dashur lojtarët e mëdhenj”.

Ai gjithashtu ka një raport të mirë me të (Mbappe). Klubi është i zhgënjyer, fillimisht me nivelin e tij, që nuk është ai të cilin e prisnin, në dhomën e zhveshjes nuk është i mirë, ani pse kjo nuk është domosdoshmërisht faji i Mbappes”.

Mendoj se Reali ka bërë një gabim të madh. Ai nuk pati parasezon, ai luajti menjëherë, jo si Bellingham. Kur e shihni se si është ai (Mbappe) fizikisht në moshën 25-vjeçare, nuk mund të ma shpjegoni”, ka thënë Molina.

Tani që pauza e kombëtareve ka mbaruar, kampioni në fuqi do të rikthehet sot (e shtunë) në aksion në La Liga.

Ata do të përballen me Celta Vigon në udhëtim me fillim nga ora 21:00 dhe Mbappe pritet të luajë nga minuta e parë.

Shpërndaje në: