Serbia, që nga janari 2025, do të rifilloj me shërbimin e detyrueshëm ushtarak, dhe më datën 18 të këtij muaji, një i ri student, nga Presheva ka pranuar ftesën për rekrutim në shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Serbisë.
Vazhdimi i shpërndarjes së ftesave për rekrutim, për të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, është shqetësuese duke e parë këtë si një përpjekje për presion do të detyrohen në shpërnguljen masive të rinjët shqiptarë për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak.
Rinia shqiptare, e tri komunave, sapo të mbushin 18 vjeç, përveqë që dominon diskriminimi përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, pasi egziston diskriminimi në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.
Ku mungon perspektiva, nuk pranohen diplomat nga Republika e Kosovës, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, dhe tani edhe shërbimi ushtarak i detyrueshëm, është një arsye tjetër për t’u shpërngulur, pasi i pret ftesa për rekrutim.
Si ka mundësi kur nuk ka përfaqësim, mungon përfaqësimi proporcional në zingjirin komandues të Policisë, si ka mundësi tani të pranojn dhe të shërbejn në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, ku nuk ka oficer shqiptarë të kësaj ushtrie në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.
Rinia shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku hasin në grafite antishqipatre, në media të Serbisë ku flitet e shkruhet në kuptimin e urrejtjes, por edhe në asimilim e pastrim etnik.
Në çfardo proteste që mbahen në Serbi, përmendemi në kuptimin e një urrejtje, si të pajtohen në këtë frym që po kultivohet në Serbi të shërbejn në një ushtri shqiptarët, kështu do të detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht ka një tretman që kaherë ka kaluar kufinjtë e diskriminimit.
Të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci,si mundë të jen pjesë e një shërbimi të detyrueshëm ushtarak të Serbisë, ku i njëjti shtetë përkundër mbajtjesë dhe organzimit të Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjesë së Konçulit, asnjë marrëveshje në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine shumicë nuk është duke u zbatuar.
Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dëshiron të krijoj paknaqësi, jo vetëm tek ne shqiptarët por edhe tek Hungarezët, Bullgarët, Boshnjakët, Rumunët dhe gjithë pakicat e tjera.
*Autori i këtij vështrimi është Refik HASANI 20 tetor 2024
Shpërndaje në: