Komisioni Evropian sot do të publikojë raportin e progresit për Kosovën, për vitin 2024.
Raporti do t’i dorëzohet fizikisht kryeministrit Albin Kurti, në një takim të përbashkët me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Pas këtij takimi është paralajmëruar konferencë për media, rreth orës 17:30.
Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se konferencë për media do të mbajë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme, Josep Borrell, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Olivér Várhelyi.
Konferenca është paralajmëruar të fillojë në orën 15:00, teksa në të do të bëhet e ditur paketa e zgjerimit e BE-së.
Shpërndaje në: