Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pakoja e masave që qeveria serbe ka miratuar dje është “pakoja më e gjithanshme politike dhe socio-ekonomike” që Serbia e ka ndërmarrë në 25 vitet e fundit.
“Ne kemi kërkesa të qarta drejtuar komunitetit ndërkombëtar, të cilat janë shumë të bazuara dhe të shpjeguara dhe që nënkuptojnë kthimin në “status quo ante”, pra para se Albin Kurtit t’i zbatonte masat e tij të njëanshme, të prishte dhe rrëzonte Marrëveshjen e Brukselit”, tha Staroviq në ‘RTS’, përcjell Insajderi.
Ajo paketë ka, siç thotë ai, dimension politiko-gjyqësor, por edhe social-ekonomik.
Sipas tij në nëntor, Kuvendi do ta shpallë Republikën e Kosovës si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq prezantoi pesë masa për Kosovën. Sipas prezantimit, aty përfshihen kthimi në gjendjen e “para vendimeve të njëanshme të Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme speciale, përforcim të mëtejmë të institucioneve serbe në Kosovë”. /Insajderi.org/
Shpërndaje në: