Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur thellësisht i prekur nga vdekja tragjike e tre të rinjve që ranë me veturë mbrëmë në liqenin e Badocit.
Abdixhiku u ka shprehur ngusahëllim familjarëve.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në liqenin e Badovcit. Bashkëndjej me familjet e të rinjve që humbën jetën në këtë aksident. Nuk ka fjalë për të lehtësuar dhimbjen e tyre dhe asnjë ngushëllim që mund të mbushë boshllëkun që ata ndjejnë tani”, citon LDK-ja fjalët e Abdixhikut.
“Sot, ne qëndrojmë me familjet dhe lutemi të gjejnë forcë në këto momente të rënda, ndërsa të rinjtë që i humbëm le të pushojnë në paqe!”.
Shpërndaje në: