Aktori jug-korean thyen heshtjen: Mohon akuzat se kishte pasur lidhje me aktoren Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte e mitur
Aktori i njohur jug-korean Kim Soo-hyun mohoi të hënën akuzat se kishte pasur një lidhje me aktoren Kim Sae-ron kur ajo ishte e mitur, duke shpërthyer në lot teksa deklaroi se nuk mund të “pranojë diçka që nuk është e vërtetë”.
Marka të njohura, përfshirë Prada-n, kanë ndërprerë bashkëpunimin me aktorin mes polemikave mbi marrëdhënien e tij me Kim Sae-ron, e cila u gjet e vdekur në shkurt në një rast të dyshuar si vetëvrasje. Ajo ishte 24 vjeçe.
[embedded content]
Aktori 37-vjeçar deklaroi se kishte qenë në një lidhje me Kim Sae-ron pesë vjet më parë, për rreth një vit, por jo kur ajo ishte e mitur, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ai shtoi se një material hetues i publikuar në YouTube këtë muaj përmbante dëshmi dhe prova të rreme, përfshirë screenshot-e të mesazheve që, sipas tij, nuk mund të ishin të aktores.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: