Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti përfundon në shtëpi të pleqve: Për mua është tragjedi

SHOWBIZ

Aktore e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Tinka Kurti ka shfaqur një mesazh emocionues për jetën e saj, duke zbuluar se tani jeton në një shtëpi të moshuarish në Tiranë.

Gjatë një interviste në “Big Brother”, ajo shprehu humbjen e thellë për vdekjen e kolegëve të saj, si dhe përjetimin e vështirësive të jetës në moshë të avancuar.

“Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na iku Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.

Tinka Kurti ka pasur një karrierë të lavdërueshme me mbi 50 filma dhe 150 shfaqje teatrore, dhe është nderuar me tituj të lartë, përfshirë “Artistja e Popullit”.

[embedded content]

Source: [Read more]

Shpërndaje në: