Ambasadori italian takohet me Maqedoncin

LAJME

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello de Riu, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një njoftim të shkurtër, Ambasada italiane bën të ditur se De Riu dhe Maqedonci diskutuan bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus të veçantë në bashkëpunimin mes ministrive të dy vendeve.

“Bisedimet u përqendruan në zbatimin e planit dypalësh, nismat e përbashkëta të trajnimit dhe programet e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: