Ancelotti sonte “ALL IN”, ky pritet të jetë ndryshimi në formacion për ndeshjen kundër Arsenalit
Real Madrid pritet të bëj një ndryshim në formacion për ndeshjen e dytë çerekfinale të UEFA Champions League kundër Arsenalit. Siç shkruan Fabrizio Romano, Dani Ceballos do të startojë në mesfushë, ndërsa Aurélien Tchouaméni do të vendoset si qendërmbrojtës – një lëvizje befasuese nga trajneri Carlo Ancelotti në një ndeshje kaq të rëndësishme, transmeton Periskopi.
Gjigantët spanjollë përballen me një betejë të vështirë pas humbjes së rëndë 3-0 në ndeshjen e parë në Emirates Stadium. Përformanca dominuese e Arsenalit në Londër i japi skuadrës së Premier League një avantazh komandues në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabéu.
Me shanset tejet të vogla, Real Madrid shpreson se këto ndryshime në formacion do t’i ndihmojë në një rikthim dramatik dhe do të mbajnë gjallë ëndrrat e tyre në Champions League.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: