Anëtari i bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqi ka komentuar komunikimet mes Dejona Mihalit, shefe e komiteteve të VV-së dhe Nagip Krasniqit, ish-kryeshef në KEK, në të cilat dëshmohet se Mihali vendoste gjithçka për sektorin e energjisë në Kosovë.
Zariqi ka thënë se Komisioni Parlamentar për Ekonomi, në një mbledhje të vitit 2021 donte ta frikësonte Bordin e KOSTT-it dhe të diktonte ndaj tij politikat nënshtruese e frikësuese të Dejona Mihalit. Sipas Zariqit, ekziston edhe incizimi i atij takimi.
“Ngadhnjim Jakupi ( sekretari)ishte shkarkuar nga Bordi i KOSTT, pikrisht për falsifikm dhe shtrembërim të diskutimeve që anëtaret e Bordit i bënin në mbledhje( ekzistojne inçizimet dhe proçesverbalet )”, ka shkruar Zariqi.
Sipas tij, strategji e funksionimit të bordeve në Qeverinë Kurti është që anëtarët “të emërohen të pavarur, por të diktohen në çdo vendim që marrin”.
“Pasi që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk arriti ta bind Bordin të funksionoj sipas direktivave të Qeverisë, zgjodhi rrugën tjetër defunksionimin e Bordit të KOSTT duke i shkarkuar njërin nga anëtaret me të dinjitetshem dhe profesional”, ka shkruar ai.
Shpërndaje në: