Armando Sadiku bëri gjest të turpshëm, i ndërpritet menjëherë kontrata

SPORT

Në Indi nuk ka pasur “mëshirë” për Armando Sadikun, kjo pas festës së tij të tepruar përpara disa ditësh, kur i tregoi organin gjenital kundërshtarëve pasi shënoi.

Klubi i tij, Goa, ka marrë vendimin për t’i ndërprerë menjëherë kontratën sulmuesit shqiptar, duke e lënë atë pa skuadër.

Armando Sadiku doing the @HopelessFanASM celebration!#FCGBFC #ISL11 pic.twitter.com/nAqCwOzp3V

— Kevin (@kevbmat) April 6, 2025

Sadiku u afrua te Goa në verën e kaluar. Prej thuajse dy vitesh është pjesë e futbollit indian, shkruan tch.

33-vjeçari la shenjën e tij te Goa. Ish-lojtari i Kombëtares shënoi dhjetë gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa mori minuta në 24 ndeshje.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: