Arrestohet një person në Podujevë, policia në shtëpi i gjejnë afro dy kilogramë drogë dhe antiplumb
Një person është ndaluar pasi të njëjtit iu sekuestrua një sasi e substancës narkotike pas bastisjes në shtëpinë e tij.
Sipas Policisë, Stacioni Policor në Podujevë, pas pranimit të informatës dhe realizimit të veprimeve hetimore, në koordinim me prokurorin e krimeve të rënda, të hënën ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Podujevë.
Policia njoftin se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe pronës, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal.
Njoftimi:
Në bastisje janë sekuestruar:
Një kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar).
Një cigare me substancë narkotike të dyshuar.
Dy matës-peshore.
Katër paketime rizllash (OCB).
Një bluese -mulli.
Një mjet i prehtë (thikë).
Një paketë që përmban qese plastike të vogla.
Një antiplumb me ngjyrë të zezë.
Një telefon celular.
“Pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës (DHTN-së) ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin. Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të luftuar aktivitetet kriminale dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Hetimet lidhur me rastin vazhdojnë dhe veprime tjera po ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë dhe Prokurorinë kompetente./Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: