Aston Villa u turpërua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, lëshoi himnin e gabuar dhe i la lojtarët të befasuar

SPORT

Aston Villa u turpërua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, lëshoi himnin e gabuar dhe i la lojtarët të befasuar

Mbrëmë (e martë), lojtarët e Aston Villas iu afruan një mrekullie në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku mposhtur 3-2 PSG-në me një kthesë të pabesueshme në Birmingham, por francezët vazhduan për shkak të fitores në ndeshjen e parë.

Pas ndeshjes, u përfol shumë për gabimin e pabesueshëm të Aston Villas para fillimit, pasi anglezët lëshuan himnin e gabuar në altoparlantin e stadiumit Villa Park, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Para çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve, këndohet himni i kësaj gare elitare, dhe dikush ka bërë një gabim të madh duke lëshuar himnin e Ligës së Evropës në vend të atij të Ligës së Kampionëve.

Disa lojtarë vunë re menjëherë se diçka nuk shkonte dhe mund të shihni se si e komentuan situatën me buzëqeshje.

Aston Villa hosting PSG in the Champions League quarter-finals… and they played the Europa League anthem by mistake. Old habits die hard!#AVLPSG #UCL #FPL #EuropaLeague pic.twitter.com/vjVm92Oia7

— FPL Gold Fish- Yaniv Salomon (@SalomonYaniv) April 15, 2025

Edhe tifozët u habitën kur dëgjuan ritmet e himnit të garës së nivelit të dytë të UEFA-s dhe videot u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

PSG kryesoi 2-0 pas gjysmë ore lojë mbrëmë falë golave ​​të Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, por Aston Villa e ktheu rezultatin falë Youri Tielemans, John McGinn dhe Ezri Konsa, por PSG avancoi falë fitores 3-1 në ‘Parc des Princes’ në ndeshjen e parë./Periskopi/

🫣🔊 Before kick off at the Aston Villa vs PSG game, the Europa League anthem was accidentally played. pic.twitter.com/TMTmtEAJ06

— EuroFoot (@eurofootcom) April 15, 2025

The Europa League anthem was accidentally played at Villa Park instead of the Champions League anthem ahead of Aston Villa vs. PSG 😅

The players’ faces say it all 😂 pic.twitter.com/jFRmDMlfUM

— ESPN FC (@ESPNFC) April 15, 2025

Source: [Read more]

Shpërndaje në: