Atentat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për 4 të plagosur

LAJME

Një atentat tronditi këtë mbrëmje kryeqytetin e Shqipërisë.

Sipas informacioneve paraprake, katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton tch.

Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia.

Ky është atentati i dytë brenda dy orësh në vend, teksa një vrasje mafioze ndodhi më herët në Lezhë, ku u eliminua Gjovan Prendi, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në të shkuarën./Periskopi

Source: [Read more]

Shpërndaje në: