Bajrami thotë se Kurti dhe Murati shkelën një nen në emërimin e drejtorit të Doganës
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit të Doganave nga Qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, raporton Periskopi.
Ajo theksoi se ky nen ndalon inicimin e procedurave të reja për emërime në pozita publike nga një qeveri në dorëheqje.
Bajrami akuzoi ministrin Hekuran Murati dhe kryeministrin Albin Kurti për veprime të paligjshme dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë ndaj, siç i quajti, “shkeljeve flagrante të ligjit.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: