Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte

LAJME

Baraliu tregon çka u desh të ndodhte në Kuvend: Seanca e sotme duhej të vazhdonte

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka folur në lidhje me dështimin e sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai është shprehur se sot ishte e mundur të votohej dhe se seanca duhej të vazhdonte.

Baraliu më pas shpjegoi në detaje se çka u desh to ndodhte sot në Kuvendin e Kosovës.

“Kanë qenë 100, pra shumica e atyre që janë të pranishëm dhe që votojnë dhe ajo është 51 dhe kishte mundur të kalojë dhe është dashur të vazhdohet me mbledhjes, sepse logjika e vazhdimisht të mbledhjes është për të shkuar përpara, për të arritur deri në përfundim, përfundimi është konstituimi i Kuvendit, por nuk është bërë, është dashur të bëhet”

“Është parim, është edhe normë e paraparë edhe me rregullore që shumica e deputetëve të pranishëm që votojnë, pra jo 120, por atyre sa janë në seancë dhe kjo shumicë është kërkuar dhe kërkohet. Nëse bazohemi në gjykimin e gjendjes që ka qenë në fillimin e seancës së parë, ku kanë qenë 52 ose 3, pro që kanë votuar, sot sigurisht i ka pasur edhe më shumë ndoshta”.

“Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri edhe gjatë përgatitjes së seancës konstituive, nga ana e kryetarit të parlamentit, gjegjësisht koalicionit qeverisës që ka qenë, e përfaqësuar në kuvend dhe po aq përgjegjësia u takon edhe përfaqësuesve të partive politike opozitare deri atëherë, të cilët i ka ftuar kryetari i parlamentit, ish-kryetari dhe është dashur t’i sqarojnë të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë që i kanë”, u shpreh ai në klankosova transmeton Periskopi.

Baraliu tha se e konsideron Kurtin si kryeministër të dorëhequr, por tha se nëse forma nuk është e mjaftueshme, ashtu siç po kundërshtojnë partitë opozitare, atëherë munden edhe ministrat veç e veç ta bëjnë një gjë të tillë.

“Tani në këtë rast, kemi kuvendin jashtë mandatit dhe qeverinë jashtë mandatit. Kurti ia ka ofruar kryetarit të kuvendit, për të cilën Rregullorja e Kuvendit që e kanë miratuar jo vetëm partia në pushtet por edhe këta që po e kundërshtojnë”.

“Por është edhe një normë në Kushtetutë që thotë se me dorëheqjen e kryeministrit bie krejt qeveria, që do të thotë nuk kanë nevojë ata veç e veç të japin dorëheqje”, tha Baraliu në Klan Kosova.

Më tej, ai u shpreh se Kurti nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe kryeministër edhe deputet.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: