Baseli e fiton lehtësisht derbin, shkëlqen Xherdan Shaqiri

SPORT

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore të thellë 0:4 në derbin e javës së 32-të në Superligën e Zvicrës ndaj Zurichut.

Qysh në pjesën e parë mysafirët u treguan më të fortë, duke shënuar dy herë – me anë të Otele dhe Xherdan Shaqirit, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Në pjesën e dytë, Baseli shënoi edhe dy herë tjera dhe ishin pikërisht Otele dhe Shaqa që shënuan edhe nga një gol.

Me këtë fitore, Baseli shkon në kuotën e 58 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Servette (51)./Periskopi/

Shaqiri 🚀🚀🚀#rotblaulive#fcbasel1893#allizaemme#BrennefürdrFCB#shaqisback#fczfcb pic.twitter.com/SjnjsJJgZV

— sali zämme (@salizaemme) April 12, 2025

Source: [Read more]

Shpërndaje në: