Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore në aspektin e sistemit politik dhe marrëdhënieve midis komuniteteve, por edhe në përgjithësi të çështjeve politike në vend.
Të bashkangjitur ua dërgojmë fjalimin dhe linkun nga Konferenca për media.
Të dashur qytetarë, të nderuara media,
Sot jemi këtu për të bërë një përmbledhje tematike tëzhvillimeve pas-zgjedhore në aspektin e sistemit politik dhemarrëdhënieve midis komuniteteve, por edhe në përgjithësi tëcështjeve politike në vend.
Qeveria me legjitimitet monoetnik ka përfshirë në ndërtimin e institucioneve humbësin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tek shqiptarët, por edhe të komunitetet tjera.
Këto humbës të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, me nënshkrimin e tyre, u zotuan që nuk do të bëhen pjesë e asnjëqeverie e cila nuk do ta ndryshojë kushtetutën dhe zhbllokojërrugën europiane.
Drejtuesit e partive humbëse, gjithashtu, publikisht në media deklaruan që, po që se vetëm një votë ta kanë më pak se saFronti Europian, lërë që nuk do të bëhën pjesë e qeverisë, poredhe do të dorëhiqen nga politika.
Asnjë nga këto premtime nuk i kanë realizuar. Përkundrazi, u nënshtruan dhe pa asnjë kusht, zaptuan institucionet pa legjitimitetin e votuesit në zgjedhje demokratike.
Sot, jemi dëshmitarë të bllokimit të rrguës eurointegruese, pa oferëtë të qartë se kur kjo rrugë do të ç’bllokohet. Jemi dëshmitar të përfaqësimit shqiptarë më të dobët dhe me kapaciete më të ulëta në drejtimin e institucioneve, gjithëmonëpa legjitimitet.
VMRO DPMNE theksoi që 75% të institucioneve i kanë kthyerkushtimisht thënë nga shqiptarët dhe që humbësit nga VLENnuk kanë fituar asgjë. Askush nuk e demantoi këtë deklaratë.
Sot, jemi dëshmitar që në krye të marrëveshjes së Ohrit, ështëulur Putinisti, mohuesi i pavarësisë së Kosovës, Ivan Stoilkoviq, ku gjer më sot janë përzënë nga puna me dhjetëra shqiptarë.
Me qindra shqiptarë të tjerë gjithashtu u larguan nga puna nëshumë institucione.
Buxheti i Marrëveshjes së Ohrit dhe i shënimit të Ditës sëAlfabetit u sakatua dhe u la në duart e Stoilkoviqit.
Sfidohet rëndë barazai në vendin tonë, me cënimin eMarrëveshjes së Ohrit, e që vijoi edhe në gjykatën kushtetueseku u anulua e drejta për ta deklaruar përkatësinë etnike, për ta ndaluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe për ti hap rrugëanulimit edhe të parimit të Badenterit.
Sot, humbësit e zgjedhjeve, me marrëveshje xhentëllmene, drejtojnë institucione pa peshë. Nuk i pyet askush për asgjë, nukmund ti kryejnë punë asnjë qytetari, as edhe shërbimin më tëvogël.
Por, me rëndësi, e rahatuan vetën ato që thoshin ne nuk duam poste ekzekutive, por duam që të rinjëve tu japim shans.
U ndalua flamuri kombëtar në zyre të kryetarit të kuvendit dhetë ministrave.
Gjuha shqipe u largua nga përdorimi në rreth 100 instuticione, ndërsa u ringjallë iniciativa për ta shfuqizuar ligjin përpërdorimin e gjuhës.
Agjensionit për gjuhën shqipe iu morën hapësirat e punës.
Ansambli kombëtar dhe teatri muzikor u katandisën si asnjëherëtjetër.
Pasi e quajti Kosovën atdheu im, kryetari jolegjitim i kuvendit u detyrua të kërkojë falje.
Po ky i njejti, i mori në qafë shqiptarët në Polici të cilët u larguan nga puna, u paditën penalisht dhe të tjerë u shkarkuandhe dënuan.
Si pasojë e keqpërdorimit të detyrës nga ana e tij, sot rradhët nëkufirin me Kosovën janë kilometërshe dhe pritja është me orë tëtëra.
Lejuan burgosjen dhe paraburgimin e Blerim Ramadanit, ishushtarit të UCK, i cili u detyrua të arratiset nga pa-aftësia e tyre.
E ulën përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% nëadministratë.
Sollën vendim që himni shtetëror të intonohet në të gjithashkollat e vendit.
Ministri përgjegjës për qeverisje të mirë me veturën zyrtareshkon në mbledhje partiake dhe nuk bartë asnjë përgjegjësi.
Xhentëllmeni tërë familjen e tij i emëroi drejtora e funksionerë.
Ministri i ekonomisë nuk e din as rrogën minimale, as atëmesatare
Ministri për Europë, nuk e din emrin e ambasadorit të BE-së nështetin tone, pra, takon Riçard Girin.
Emëruan dhe shkarkuan drejtues institucionesh më dosjekriminele.
Për herë të parë, asnjë shqiptarë nuk ka në drejtimin e agjencisëpër zbulim.
U humbën të gjitha pozitat drejtuese në Ministrinë e punëve tëbrendshme
U humb pozita drejtuese në fondin shëndetësor për herë të parënë histori.
U humbën pafund pozicione në pushtetin ekzekutiv.
Foshnja shqiptare rrihet, ndërsa vajza 14 muajshe ndron jetë ngamungesa e kujdesit në klinikë dhe askush nuk bartë përgjegjësi.
Shkarkohen të gjithë drejtorët shqiptarë ekonomik në të gjithaklinikat dhe ndjesia e diskriminimit të qytetarëve ndjehet qyshnë derë të klinikës.
Asnjë pikë e programit të humbësve të zgjedhjeve nuk ështëpjesë e programit qeveritar, asnjë e vetme.
Asnjë bastore ose kazino, në asnjë lagje, nuk është mbyllur.
Akademia e shkencave shqiptare u bë Organizatë Jo Qeveritare.
Ne, mundësuam përdorimin e Abetares së unifikuar dhe siguruam donacionin e librave për nxënësit e klasës së parë, ndërsa sot klasa e politikanëve pa legjitimitet po i dorëzojnë nëshkolla pa asnjë pikë merite!
Qytetarëve nuk ju dhanë nga 10.000 euro siç premtuan
Punësimet e shqiptarëve barazohen me zero.
Avansimet e shqiptarëve me zero
Projektet barazohen me zero.
Të arriturat me zero.
Ndërsa, serviliteti, vazaliteti, puthadorësia, shërbimi ndajpronarit të tyre, realizohet 100%.
Bllokuan dhe ngadalësuan ndërtimin e Korridorit 8 duke u fokusuar tërësisht në korridorin 10 i cili tashmë ka autostradë tëplotë dhe hekurudhë.
Zhvilluan partneritet të vecantë me Hungarinë duke iamundësuar varësinë finansiare shtetit tonë ndaj Kinës dheRusisë, hyrjen e operatorit telefonik hungarez në fakt kinez, blerjen e klubeve sportive dhe mediave, e të tjerë.
U udhëtua në NATO pa asnjë shqiptarë të vetëm.
Na turpëruan me injorancë në paraqitjet ndërkombëtare.
Nënçmuan Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Vuciqin me lule, Kurtin e pritën me therra.
Na detyrojnë ta mësojmë rusishten nëpër shkolla
Ambasadorët rus dhe kinez u bënë kryefjala e kësaj qeverie.
Ligjin për branitella e mundësoi VLEN.
Ngren dorë nga ndryshimet kushtetuese dhe integrimi europian.
Presione të jashtëzakonta politike me kërcënime për largime ngapuna po ju bëhën punonjësve në disa institucione ligjzbatuese. Apelojmë tek të punësuarit që mos të biejnë pre e presionevejoligjore të drejtuesve të institucioneve sepse do të bartinpërgjegjësi herëdo, kurëdo ato që urdhërojnë veprime tëpaligjshme.
Qytetarët nuk kanë qënë asnjëherë më të nënçmuar, poshtëruar, nënvlerësuar, nëpërkëmbur, pa perspektivë europiane dhe e gjithë kjo ndodh për arsye se humbësit e zgjedhjevepresidenciale dhe parlamentare kanë hyrë në qeveri pa legjitimitet, si humbës dhe pa asnjë kusht.
Ne, të gjitha këto, do t’ua themi qytetarëve, që nga Struga e derinë Likovë dhe më pas, do të veprojmë ashtu siç do thonë ata!
Shpërndaje në: