Berat Lahu që e braktisi VV’në akuzon Gëzim Sveçlën: Bëri marrëveshje për këmbimin e pronave në Badoc, LVV mbështeti veprimet korruptive
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka shpërthyer me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pasi u tërhoq nga grupi parlamentar i VV’së.
Lahu, fillimisht tha tha se Arben Vitia e sabotoi qëllimshëm fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Berat Lahu, tutje në reagimin e tij në “Facebook”, tha se Gëzim Sveçla ka keqpërdorur autoritetin e Kryesisë qendrore duke mundësuar këmbimin e pronave në Badoc, përcjell Periskopi.
“Rasti më eklatant i këtij keqperdorimi ishte kur Gëzim Sveçla, duke keqpërdorur autoritetin e Kryesisë qendrore, përkundër kundërshtimit tim, mundësoi kuorumin për kalimin e njërit prej vendimeve më të dëmshme që ka marrur Kuvendi Komunal i Prishtinës ndonjëherë, vendimin për këmbimin e pronave në Badoc. Shto kësaj edhe takimin e Gëzim Sveçlës me pronarin e tokës në Badoc, Rrahman Haradini, para votimit në Asamble dhe marreveshjet qe ai ka bërë me të.
Për këto veprime të GZ, ne një letër ku kam sqaruar komplet ngjarjen e ndodhur ne mbledhjen e 9 Dhejtorit, kam kërkuar nga Kryetari i LVV Albin Kurti që të marr masën e përjashtimit ndaj tij, në të kundërt unë nuk do të mund të qëndroj në Lëvizje”, tha ai.
Më pas Sveçla, tha se VV është përcaktuar që të mbështes veprimet korruptive.
Me 10 mars, Lëvizja VETËVENDOSJE! qenka përcaktuar që të mbështes GZ përkundër veprimeve të tij korruptive dhe të më përjashtoj mua. Kjo shumë më tepër tregon për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, se sa për mua.
Arsyeja e paraqitur për përjashtimin tim është qëndrimi im që mos t’i ikim debatit për asnjë çështje në Kuvendin komunal e sidomos për PZHK si dokumentin kryesor të Komunës. Por problematika e vërtetë qendron tek qëndrimi im publik kunder veprimeve korruptive për këmbimin e pronave në Badoc.
Unë do të vazhdoj të jem pjesë e Kuvendit komunal të Prishtinës duke vazhduar t’iu qëndroj besnik zotimeve të mia të dhëna në fushatën e 2021 dhe parimeve që më përcjellin prej se kam hyrë në politikë ne vitin 2010″, shkroi ai.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: