Berisha i ashpër me Gjykatën Specialen: Është një monstrum politiko-juridikë i themeluar nga Serbia
Anëtari i NISMA-s, Zafir Berisha, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, e cila në një dokument të saj i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur themelimin e Gjykatës Speciale si një monstrum politiko- juridik i themeluar nga Serbia, raporton Periskopi.
“Kosovës si Kosovë e Metohi i referohet Serbia, përdorimi i këtij termi edhe nga Gj.Speciale që është themeluar me shantazhe, është thirrje në ndërgjegjen e vrarë të institucioneve të vendit|, ka shkruar ai.
Berisha ka kritikuar edhe institutcionet e vendit Qeverinë e Kosovës dhe presidencën.
“Kosovës si Kosovë e Metohi i referohet Serbia, përdorimi i këtij termi edhe nga Gj.Speciale që është themeluar me shantazhe, është thirrje në ndërgjegjen e vrarë të institucioneve të vendit. Pasi nuk kemi presidenc as qeveri ( këto që i kemi karrierën politike e kanë ngritën duke i fërjuar duarët në veprimet e kësaj gjykate), Kuvendi i Kosovës nëse funksionalizohet, duhet që në senacat e para duhet të veproj për mbrojtjen e identitetit shtetëror”, ka shkruar ai./Periskopi/
Postimi i plotë:
Source: [Read more]
Shpërndaje në: