Emra të anëtarëve nëpër borde, komunikime me zyrtarë politikë e civilë të institucioneve, komunikim për rregullore të KEK-ut dhe redaktore e komunikatave të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Të gjitha këto punë e funksione i kryen koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, në mesazhet e saj me Nagip Krasniqin.
Urdhrin e Dejona Mihalit që të mos ketë reduktime të rrymës për dy ditë në Kosovë, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ia përcolli ‘Ergysit’. Saktësisht siç thuhet në mesazhin e publikuar ditë më parë. E Ergysi nuk është një person i rëndomtë.
Ergys Verdho ishte Drejtor i Korporatës Energjetike në Shqipëri, nga ku Kosova dy vjet më parë po blinte rrymë. Pra, Dejona Mihali, e urdhëron Nagip Krasniqin, për sasinë e rrymës që duhet të blehet në mënyrë që të mos ketë reduktime.
Megjithatë, tema se kur duhet të ketë reduktime e kur jo, ka qenë vetëm një prej shumë temave të rëndësishme për energjinë në të cilat ka qenë e përfshirja koordinatorja për komitete në VV, Dejona Mihali.
Në fakt, Mihali që nuk ka asnjë funksion shtetëror, ka qenë personi që ka kontrolluar gjithçka rreth fushës së energjisë. Madje, edhe me tema që duken krejt të parëndësishme në shikim të parë.
Urgjenca në KOSTT dhe kërkesa për takim me Kurtin – Dejona ‘postë’
“Jo nuk e njoh”.
“A ka mundësi ta kontaktosh dhe ta pyesësh si është puna. Vetëm i thuaj që na thanë se diçka problem keni aty”, i shkruan Dejona Mihali Nagip Krasniqit.
Megjithatë informatat e Mihalit dalin të jenë shumë më të avancuara për situatën në KOSTT. “
Madje kjo e fundit del se e di edhe çfarë karakteri kanë udhëheqësit e KOSTT-it.
Anëtarët e bordeve dhe punësimet – Komisarja Mihali di gjithçka
Në të tjera mesazhe të cilat i ka publikuar Nacionale, koordinatorja e VV-së, komunikon me Nagip Krasniqin për seancat e Kuvendit, votimet e anëtarëve të Bordit dhe për njerëzit e besueshëm që kanë, dhe të tjerët që ishin pjesë e ‘regjimit’ të vjetër.
Diskutimet nuk ndalen për punësimet, personat e afërt me VV-në, dhe për të tjerët që kanë qenë të ndërlidhur me ish-regjimin.
Nagip Krasniqi e njoftonte Mihalin për shumë pozita me rëndësi ku kishte konkurse të hapura.
Në një tjetër bisedë, Mihali e njofton Krasniqin se sekretarin po e shkarkojnë, pavarësisht se nuk dihet se për cilin sekretar ka qenë fjala.
Një tjetër bisedë duket se bëhet për disa persona të cilët janë të afërt me VV-në, dhe të cilët duhet të ftoheshin në një takim të rëndësishëm.
Mihali i redakton komunikatat e vendimet në KEK
Mihali në rolin e udhëheqeses së zyrës për media, kërkonte që të organizohet një konferencë. “Si përmbledhje e punëve. Jo si justifikim, por si prezantim”, Krasniqi ia kthen “Po e kam në plan”.
Shpërndaje në: