Bislimi: Do t’i zbatojmë rekomandimet nga Raporti i Progresit

LAJME

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova në Raportin e Progresit është vlerësuar për prioritizimin politik që i është bërë procesit të integrimit evropian.

Ai ka shtuar se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj “ambicioze” të reformave të Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se Kosova do të zbatojë rekomandimet e dala nga raporti pavarësisht masave “të padrejta” të BE-së.

“Do të vazhdojmë zbatimin e rekomandimeve dhe prioritizimin politik të agjendës së integrimit evropian pavarësisht masave të padrejta që janë në fuqi. Ne i konsiderojmë ato si të padrejta sepse së pari është rekomanduar largimi i tyre dhe pavarësisht prapë qëndrojnë në fuqi, dhe së dyti i konsiderojmë si në kundërshtim edhe me vetë parimet e BE-së duke dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e BE-së ndaj qytetarëve tanë. Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe presim që Këshilli të marr vendim shpejt për heqjen e tyre. Kosova nuk ka dhe nuk kërkon alternativë tjetër dhe është e vendosur në rrugëtimin drejt BE-së”.

Shpërndaje në: