Brahimaj për mundësinë që Limaj t’i bashkohet VV-së: Do të ishte tradhti e pastër

LAJME

Brahimaj për mundësinë që Limaj t’i bashkohet VV-së: Do të ishte tradhti e pastër

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për kreun e Nismës, Fatmir Limajn, duke thënë se ai vetvetiu e ka humbur besimin.

Ndërkaq, për mundësinë që Limaj t’i bashkohet Vetëvendosjes, Brahimaj tha se kjo do të ishte një tradhti e pastër.

“Ai e ka humbur vetvetiu besimin që askush mos t’i besojë as deklaratës së parë, por as të dytës. Nëse brenda një muaji, një lider i ndërron qëndrimet  100%, atëherë cilës me i besu, të parës apo të dytës. Nuk i takon cilitdo burrë brenda muajit të ndërrojë 100% drejtimin”./Periskopi/

Lahi Brahimaj: Nesër nuk do të bëhet qeveria, ka gjasë të marrë shumë kohë

Source: [Read more]

Shpërndaje në: