‘‘Ça po merresh me Thaçin’’, ‘‘Qeveria i ka fajet’’ – Qytetarët përplasen mes vete në protestë (Video)
Një protestë është zhvilluar sot në sheshin ‘‘Skënderbe’’, përballë objektit të Qeverisë, ku është kundërshtuar shtrenjtimi i rrymë,.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët mbartnin pankarta si: ‘‘Asnjë cent më shumë’’, raporton Express, transmeton Periskopi.
Por, gjatë protestës edhe vetë pjesëmarrësit kanë pasur telashe mes vete.
Në pamjet e ndara shihet se si disa qytetarë që kishin dalë në protestë ishin ‘’përplasur’’ mes vete.
‘‘Qeveria i ka fajet’’ dhe ‘’ Ça po merresh Thaçin’’, dëgjohen ata të thonë, edhe pse nuk është qartë arsyeja se pse situata erdhi deri aty. /Periskopi/
Video nga KosovaPress
[embedded content]
Source: [Read more]
Shpërndaje në: