Gjykata e Arbitrazhit në futboll (CAS) ia ka zvogëluar dënimin mesfushorit të njohur francez, Paul Poga.
CAS ka zvogëluar dënimin e Pogbas nga 4 vite në vetëm 18 muaj. 31-vjeçari mund të fillojë stërvitjen me Juventusin nga janari dhe të fillojë të luajë ndeshje nga marsi.
Gjithashtu gjoba e shqiptuar në fillim i është hequr.
Pogba ishte dënuar me 4 vjet mos të drejtë loje për shkak se kishte rezultuar pozitiv në testet anti-doping.
Shpërndaje në: