Pas 13 viteve, Erdogan takohet me deputetët kurdë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pati sot takimin e parë pas 13 viteve me politikanët pro-kurdë për të diskutuar përfundimin e konfliktit katër dekadash midis dy palëve. Erdogan u takua në pallatin presidencial në Ankara me Sırrı Sureyya Onder ve Pervin Buldan Kulliye, deputetë të Partisë për Barazinë dhe Demokracinë Popullore. ”Ka qenë një takim […]

Shtëpia e Bardhë: Tarifa ndaj Kinës është 145 për qind

Norma e tarifës së SHBA për importet kineze tani arrin në 145 për qind, një shifër që pasqyron intensifikimin e tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Ky informacion është konfirmuar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNBC, i cili theksoi se ky nivel i tarifave është një masë e re […]

Bajrami: LDK është kundër ngritjes të çmimit të enegjisë elektrike, ZRRE duhet të pezullojë vendimin deri në konstituimin e Kuvendit

Bajrami: LDK është kundër ngritjes të çmimit të enegjisë elektrike, ZRRE duhet të pezullojë vendimin deri në konstituimin e Kuvendit Hykmete Bajrami, deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka thënë se subjekti në të cilin ajo bën pjesë është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që pritet nesër të […]

Evropianët diskutojnë për arritjen e paqes në Ukrainë

Ministrat e Mbrojtjes të rreth 30 vendeve u takuan në Bruksel të enjten për të diskutuar për një “forcë sigurie” për Ukrainën në rast të një armëpushimi në luftën me Rusinë, por pyetjet kryesore në lidhje me misionin e saj dhe çdo mbështetje të ShBA-së mbetën pa përgjigje. Mbledhja në selinë e NATO-s ishte e […]

”Që jeta jonë mos mu vështirësu ma shumë’’, nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

”Që jeta jonë mos mu vështirësu ma shumë’’, nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës Ali Sefaj nga iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë”, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestën e dytë që do të zhvillohet kundër shtrenjtimit të rrymës. Ai ka ftuar qytetarët që ta ngrisin zërin në mënyrë që jeta […]

OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër fruthit, i cili është përhapur në 58 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara ku kanë vdekur dy fëmijë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara, me seli në Gjenevë, theksoi se vaksina kundër fruthit është e sigurt dhe efektive. “Dua t’iu rikujtoj njerëzve […]

SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për misionet diplomatike

Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar në Stamboll më 10 prill, për bisedime lidhur me rikthimin e funksionimit të ambasadave të tyre. Ambasadat përkatëse të të dyja shteteve reduktuan stafin, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Bisedimet, të dytat e këtij lloji, u mbajtën pasi presidenti […]

Kafe, çaj, mish, vezë… – Çmimet më të larta në mars të 2025 se në vitin e kaluar të këtij muaji

Kafe, çaj, mish, vezë… – Çmimet më të larta në mars të 2025 se në vitin e kaluar të këtij muaji Agjensia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin mars 2025, raporton Periskopi. Sipas komunikatës së ASK-së, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është […]

Rohde në takim me Kurtin kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar të mërkurën (dje) me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përmes një postimi në platformën “BlueSky” të enjten (sot), ambasadori Rohde ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve të reja në vend. […]

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, ia publikon foton

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, ia publikon foton Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për vjedhje dhe ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin e tij, transmeton Periskopi. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e […]

Pllenkoviq dënon dëbimin e shtetasve kroatë nga Serbia

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka dënuar dëbimin e shtetasve kroatë nga Serbia dhe ka kërkuar sqarim nga autoritetet në Beograd. “Dëbimi i qytetarëve kroatë nga Serbia është një praktikë e papranueshme që duhet të dënohet, me insinuatën se qytetarët tanë po ndërhynin në çështjet e brendshme të Serbisë, gjë që nuk qëndron”, tha Pllenkoviq […]

Dëshmitari: Na detyruan t’i ngarkojmë kufomat e shokëve tanë që i vranë këta, mes atyre që dhanë urdhrin ishte Milosavleviq

Dëshmitari: Na detyruan t’i ngarkojmë kufomat e shokëve tanë që i vranë këta, mes atyre që dhanë urdhrin ishte Milosavleviq Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Skender Rracaj, tregoi se pasi pushkatimit të të burgosurve, gardianët i kishin detyruar që t’i bartin kufomat në kamiona, e në mesin e atyre […]

Hakerët ‘gjunjëzojnë’ Kosovën, paralajmërohet valë e re e sulmeve kibernetike nga Rusia

Për tre ditë rresht, Kosova ka qenë objekt i sulmeve kibernetike të koordinuara, të cilat dyshohet se vijnë nga grupe hakerësh me lidhje me Rusinë dhe me mbështetje të mundshme nga shteti rus. Sulmet kanë prekur një numër të madh institucioni shtetëror dhe organizatash, duke përfshirë faqen zyrtare të Kryeministrit, ministritë, Aeroportin e Prishtinës dhe […]

Edhe Agim Bahtiri optimist: I kemi nurmat

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai foli para mediave për qëndrimet sa i përket formimit të qeverisë, për çka tha se numrat do të bëhen me deputetët e Republikës së Kosovës. Sa i përket formimit të qeverisë së re, Bahtiri tha se “numrat do të bëhen me […]

Berisha i ashpër me Gjykatën Specialen: Është një monstrum politiko-juridikë i themeluar nga Serbia

Berisha i ashpër me Gjykatën Specialen: Është një monstrum politiko-juridikë i themeluar nga Serbia Anëtari i NISMA-s, Zafir Berisha, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, e cila në një dokument të saj i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”. Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur themelimin e Gjykatës Speciale […]

Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit – Menaxhmenti: Vendim i vështirë, por i domosdoshëm

Ferronikeli ndalon prodhimin deri në fund të vitit – Menaxhmenti: Vendim i vështirë, por i domosdoshëm Pas një periudhe prej 17 muajsh të pezullimit të prodhimit, menaxhmeti i ndërmarrjes “Newco Ferronikeli”, ka vendosur ndalimin e plotë të aktivitetit prodhues deri më 31 dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar, Shpend Gudaqi udhëheqës i Zyrës […]

Hetim vdekjeje në Prishtinë – një grua humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore

Hetim vdekjeje në Prishtinë – një grua humb jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore Një grua ka ndërruar jetë pasditen e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë trajtimit mjekësor. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë, […]

Deputetët e VV-së regjistrohen sot në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të regjistrohen sot në Kuvendin e Kosovës. Procesi i regjistrimit do të nis nga ora 09:00 e mëngjesit e pritet të zgjatë deri në ora 16:00. Në bazë të rezultatit zgjedhor Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të sigurojë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kujtojmë, se  më […]

Të premten protestohet sërish kundër rritjes së rrymës

Iniciativa ‘Asnjë cent më shumë’ ka organizuar sërish protestë, për nesër në orën 12:00, në sheshin Zahir Pajaziti. Kujtojmë se drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë për paralajmërimin e rritjes prej 15 për qind, ka thënë se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike. Ai ka folur edhe […]

Trump e kërcënon sërish Iranin me përdorim të forcës ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri se do ta përdorë forcën ushtarake, nëse Irani nuk pajtohet për t’i dhënë fund programit të vet bërthamor dhe theksoi se Izraeli do të jetë “lider” i çfarëdo sulmi të mundshëm. Trump tha për gazetarë të mërkurën në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhe se, “nëse […]

SHBA-ja i kundërpërgjigjet Kinës me tarifa prej 125 për qind

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se do t’i rrisë menjëherë tarifat ndaj mallrave kineze në 125 për qind, pasi Kina vendosi tarifa prej 84 për qind ndaj një sërë importesh nga Amerika. Ky vendim shënon përshkallëzim të ri në konfliktin tregtar mes dy ekonomive më të mëdha të […]

Kurti pret shefin e BIK’ut të Bosnjes dhe Hercegovines Husein Kavazoviq: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit fetar

Kurti pret shefin e BIK’ut të Bosnjes dhe Hercegovines Husein Kavazoviq: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit fetar Kryetari i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës Husein ef. Kavazoviq, së bashku me myftiun e Kosovës Naim Tërnavën kanë mbajtur takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, shkruan Periskopi. Siç njofton BIK në takim është diskutuar për […]

Rohde i shkon në zyrë Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Sipas njoftimit të ZKM, gjatë takimit Kurti e uroi Ambasadorin për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani. Po ashtu në takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vendin tonë […]

Ftesa e VV-së për LDK-në, Matoshi: Lojë e Kurtit

Komentatori politik, Halil Matoshi e ka quajtur lojë, ftesën që kreu i LVV-së Albin Kurti i bëri Lumir Abixhikut të LDK-së për të diskutuar rreth mundësisë së një koalicioni qeverisës. Matoshi në “Politiko” ka thënë se LVV-ja vazhdimisht është marrë me LDK-në. “Thirrja e LVV-së është një loje ekskluzive e kryeministrit në detyrë z.Kurti për […]

Quni flet për organizimin e Betejës së Koshares: Zgjodhëm territor malor sepse nuk kishim mjaftueshëm ushtarë

Quni flet për organizimin e Betejës së Koshares: Zgjodhëm territor malor sepse nuk kishim mjaftueshëm ushtarë Me rastin e 26-vjetorit të betejës heroike të Koshares, ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni, ka folur për organizimin dhe sfidat që paraprinë njërën nga përballjet më të rëndësishme të luftës për çlirim. Quni theksoi se, ndonëse gjatë luftës kanë […]

Xhafer Gashi nderon të rënët në Betejën e Koshares

Me rastin e 26-vjetorit të Betejës së Koshares, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, aty ku prehen dëshmorët e njërës prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Xhafer Gashi, duke kujtuar këtë përvjetor, tha se kjo është një ditë […]