Çiftet e njohura shqiptare që u ndanë gjatë 2024-s

SHOWBIZ

Edhe këtë vit, fatkeqësisht kemi pasur ndarje të bujshme të vip-ave shqiptar.

Shumë çifte të famshme i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre apo martesave.

Indeksonline ju sjell më poshtë një listë nga emrat e dashur për publikun.

Ndarja që bëri bujë të madhe ishte ajo mes Xhensiles dhe Bes Kallakut. Dyshja vetëm pak muaj pasi u bën prindër për herë të dytë i ndanë rrugët.

Çifti tjetër pa dyshim që është edhe Lumbardhi e Kaderi. Dyshja gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme krijuan një lidhje të fortë, por që nuk zgjati shumë pasi ka pasur shumë ulje-ngritje.

Edhe Luana e Krenari duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Kjo pasi Luana kohë pas kohe i ka bërë disa dedikime në rrjetet sociale, të cilat mendohen se janë për ish-in.

Blero si çdoherë drama me lidhjet e tij e mbase ndonjëherë edhe më shumë se që duhet. Ai u nda me “Bebin” edhe pse i ka bërë disa herë lutje publike për rikthim.

Së fundmi edhe ndarja mes princ Lekës dhe Elia Zaharias shkaktoi “tërmet” në mediat rozë si edhe tekpubliku i gjerë. Princi nisi lidhje të re dashurie menjëherë pas ndarjes me Blerta Celibashin, që ka si profesion gazetarinë./Indeksonline/

Shpërndaje në: