Ka më shumë se 7000 gjuhë në botë, ku disa janë më të vështira për t’u mësuar se të tjerat.
Sipas Ethnologue, gjuha finlandeze është një gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar ajo renditet e katërta për nga vështirësia.
Gjeorgjisht – Kjo gjuhë flitet pothuajse tërësisht vetëm nga populli i Gjeorgjisë.
Mandarin – Kjo është gjuha më e folur me afërsisht një miliardë folës në botë, sipas Babbel dhe është absolutisht një nga më të vështirat për t’u mësuar!
Kantonishtja – Së bashku me gjuhën Mandarine, kantonishtja flitet gjithashtu në të gjithë Kinën dhe është një gjuhë jashtëzakonisht e dobishme (por e vështirë) për t’u mësuar. Flitet gjithashtu në Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam.
Sanskritisht – Gjuha e shenjtë e hinduizmit është sa e bukur aq edhe e vështirë për t’u mësuar.
Shqip – Shqipja flitet zyrtarisht në Kosovë, Maqedoni dhe, natyrisht, në Shqipëri.
Hebraisht – Hebraishtja, e cila flitet kryesisht në Izrael, është mjaft e vështirë për t’u mësuar.
Persishtja – Persishtja, e njohur gjithashtu edhe si Farsi, renditet e katërta në listën e renditjes së vështirësive.
Thai – Thai ka një alfabet krejtësisht të ndryshëm, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë për tu mësuar.
Arabishtja – Një pjesë e vështirësisë me arabishten është se flitet ndryshe në varësi të vendit ku jeni. Për shembull, arabishtja e folur në Marok është e ndryshme nga arabishtja e folur në Egjipt ose Arabinë Saudite.
Gjuha japoneze – Sipas Rype, mund të duhen 88 javë për të mësuar këtë gjuhë të Azisë Lindore, duke e bërë atë një nga më të vështirat!
Shpërndaje në: