Çka janë Pejxheret dhe si po ndodhë shpërthimi i tyre në gjepat e pjesëtarëve të organizatës së Hezbollahut?

LAJME

Para disa kohësh, shefi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, iu kishtë dhënë urdhër pjesëtarëve të organizatës, që t’u shmangen telefonave celular sa më shumë sepse Mosadi mund t’i përgjonte, prandaj kanë kalu në komunikim me ‘Pejxhera’. 

“Pejxherët” janë pajisje që ishin përdorur shumë në vitet e 90-ta, por në Kosovë, edhe në vitet e para të pasluftës. Kane qenë shumë në trend.

Në fakt, edhe shumë efikase. Ke mundur të shkruash mesazhe me to. Pra, kanë qenë shumë më të avancuara sesa çdo pajisje komunikuese që ka ekzistu deri atëherë. 

Në Lindje të Mesme, luftërat që bëhen, nuk munden as me u mendu nëse palët nuk qëndrojnë mirë me tekonologji.

Mirëpo, efekti anësor i teknologjisë, padyshim që është mundësia e përgjimit të tyre.

Të mos harrojmë, në atë rajon, Mosadi është në lojë. Mirëpo, Mosadi i ka detyru edhe kundërshtarët e tij më të egër që t’u përshtatën rregullave të reja të lojës, ose të zhduken. Pra, njëfarë ligji darvinian. 

Kështu që edhe Hamasin e edhe Hezbollahun, i ka detyru praktika e jeta, i ka detyra lufta, i ka detyru kundërshtari që ose të përshtatet me rregullat e reja, pra të jenë të avancuar e të përgatitur teknologjikisht, ose të zhduken. 

Ajo që më bëri përshtypje, ishte fakti që mijëra pjesëtarë të Hezbollahur, ishin duke operuar me një teknologji të para 30 viteve, në mënyrë që t’u iknin përgjimeve. 

Mirëpo ajo çka bëri dje Mosadi, e ka betnoizuar imazhin e organizatës edhe për disa dekada të ardhshme, si një organizatë që është para gjithkujt tjetër, kush e di sa hapa. 

Çka ka ndodhë? 

Mediat po raportojnë se Hezbollahu i kishte porositur ‘Pejxherët’ te një kompani në Tajvan, për pjesëtarët e organizatës. Por, diqysh kjo porosi, i ra në vesh Mosadit, të cilët, arritën që ta përpunojnë këtë porosi, diku në mes të rrugës. 

Fabrika në Tajvan ka reagu sot. 

Ka thënë se kjo porosi është prodhuar në Hungari, në një fabrikë të autorizuar prej tyre. Por, tash kjo ka pak rëndësi. 

Pra, në momentin që porosia është prodhuar, ajo është nisur për në Liban. Dikush ka pasë qasje në to dhe ka arritur që t’i çelë ato pajisje, të futë brenda tyre material shpërthyes me peshë 1 gram, me i mbyllë dhe kështu, ato pajisje me vazhdu rrugën për në destinacionin final. 

Dje, ato janë aktivizuar përmes një mesazhi.

Pjesëtarëve të organizatës terroriste Hezbollah, iu ka ardhë një mesazh në atë pajisje, dhe kur ata e marrin mesazhin që ta lexojnë, në atë moment ato pajisje (Pejxherët), kanë shpërthy. 

11 veta kanë vdekur, kurse rreth 3000 të tjerë janë plagosur. 

Në mesin e personave të plagosur, është edhe ambasadori i Iranit në Liban, që tash po shihet se edhe ai ka pasë një ‘Pejxher’ të Hezbollahut, pra ka qenë pjesëtar i organizatës. 

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej shumë shteteve evropiane e edhe prej Kosovës. 

Pjesëtaarët e kësaj organizate në Liban e Siri, mbështeten prej Iranit dhe janë në luftë më Izraelin. 

Hezbollahu konsiderohet si shtet në shtet, brenda Libanit.

Ajo çka iu ndodhi dje, do ta afektojë krejt punën e organizatës.

Nga Berat Buzhala

Shpërndaje në: