Dafina Zeqiri: Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë, femicidi ekziston ende në Kosovë dhe Shqipëri

SHOWBIZ

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim ku tregonte se ka parë dokumentarin më të fundit të Netflix, “From Rock Star to Killer”.

Dafina, e njohur për qëndrimet e saj të forta mbi çështjet sociale, e ka lidhur temën e dokumentarit me realitetin në Kosovë dhe Shqipëri, duke sjellë në vëmendje fenomenin e femicidit.

“Nga rockstar në vrasës – një dokumentar që tregon sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë. Femicidi ende ekziston, edhe në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shkruar ajo në InstaStory, duke shprehur shqetësimin e saj për këtë problem serioz.

afineee.jpg
Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Reagimi i Dafinës ka bërë që shumë ndjekës të reflektojnë mbi dhunën ndaj grave dhe sfidat që ende ekzistojnë në shoqërinë tonë.

[embedded content]

Source: [Read more]

Shpërndaje në: