‘Dallavere me votat e Diasporës’ – Prokuroria autorizoi Policinë të mbledhë informacion

BALLINA LAJME

Ishin zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që shkëmbyen akuza ndaj njëri tjetrit për manipulime me votat e mërgatës, transmeton Gazeta Metro.

Derisa autoritetet mbikqyrëse deri tani ia kanë rrëzuar provat e pretenduara LVV’së, prokuroria tashmë ka autorizuar hetime për rastin pas publikimit të videove nga nënkryetarja e LDK, Doiarsa Kica-Xhelili ku pretendohet se po plotësohen votat ilegalisht.

Për rastin Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka reaguar siç raportoi Kallxo.

“Lidhur me pyetjet të cilat i keni parashtruar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se ka lëshuar autorizim organeve të policisë për mbledhjen dhe grumbullimin e të gjitha informacioneve në lidhje me ngjarjen aktuale” – u përgjigj Prokuroria për Kallxo.com.

LVV i janë rrëzuar pretendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për manipulime përt mungesë provash, ku nga zyrtari i VV Blerim Sallahu të mërkurën u paralajmërua se do të ankohen në Gjykatën Supreme si instanca e fundit.

Shpërndaje në: